Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Civitas” nis drejt Shkodrës, 8.5 tonë ndihma
English

“Civitas” nis drejt Shkodrës, 8.5 tonë ndihma

Shkodër, 8 dhjetor, NOA - Sot kanë mbërritur në Shkodër në dispozicion të Shtabit të Emergjencave Civile 8.5 tonë ushqime, të cilat do t’u shpërndahen banorëve të zonave të përmbytura nga fondacioni Civitas, i cili ka ndërmarrë një iniciativë humane, për t’u ardhur në ndihmë familjeve shkodrane, të cilat janë përmbytur nga ujërat.

Raportim minutë pas minute

Drejtori i këtij fondacioni, Endrit Reka, tregon se kjo iniciativë u krijua mbi baza vullnetare, për shkak të përmbytjeve të fundit në veri të vendit.

Konkretisht, ai tregon se ndihmat për qytetaret e Shkodrës u mblodhën brenda 48 orëve dhe u organizuan në formë paketash ku çdo paketë familjare përmban kryesisht 2 kg oriz, 2 kg sheqer, 2 kg miell, 3.5 kg vaj, 2 kg makarona, 1 koli me ujë, 6 copë sapunë, kripë dhe letra higjenike.

Sipas tij, këto ndihma do të shkojnë kryesisht për familjet e zonës më të prekur nga përmbytjet që janë ato të komunes së Dajçit.

“Një ndihmë e veçantë për shpërndarjen e ushqimeve na ka ardhur edhe nga Ministria e Brendshme, e cila tregoi një gatishmëri të madhe, duke na ofruar makinat e ushtrisë për të bërë të mundur transportimin e ushqimeve”, u shpreh Reka.

Fondacioni Civitas ka vetëm 10 muaj që është krijuar dhe sipas drejtorit të Fondacionit nisma e radhës do të jetë sërish për të përmbyturit e Shkodrës, por këtë herë në veshmbathje, kryesisht për fëmijë.

Drejtori i tij u bëri thirrje shoqatave të shumta OJQ që të kontribuojnë me ndihmën dhe mbështetjen e tyre, të solidarizohen për të prekurit në Shkodër.

n.e/NOA

FOTO EKSKLUZIVE NGA LART

KOMENTE