Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ende me pranga, Anglia lë në burg themeluesin e Wikileaks
English

Ende me pranga, Anglia lë në burg themeluesin e Wikileaks

Londër, 8 dhjetor, NOA – Themeluesi i faqes së internetit aq të diskutueshme në botë ditët e fundit, Wikileaks, mbetet ende në mjediset e paraburgumit në Angli, pa patur të drejtën që të lirohet me kusht.

Ka qenë një gjykatë në Londër, e cila refuzoi lirimin me kusht të tij, ndërsa pritej që të dilte nga qelitë e paraburgimit.

Ka qenë Suedia e cila ka ngritur akuza për përdhunim ndaj tij dhe për këtë i paraqiti edhe një kërkesë të posaçme Interpolit, i cili më pas u mor me arrestimin e tij direkt në Londër.

Një akt i tillë ka ndodhur menjëherë pas publikimeve më të fundit në faqen Wikileaks, të cilat u përkisnin korrespondencave të diplomatëve amerikanë.

Gjë e cila nuk u prit aspak mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe qarqet e ndryshme të diplomacisë në mbarë botën.

n.e/NOA

KOMENTE