English

Eva Mendez mahnit në stilin e Christian Dior

Marok, 9 dhjetor NOA - Festivali i Filmit Marrakesh nuk ka përfunduar ende, por qilimi i kuq tashmë e ka përzgjedhur fitueses. Eva Mendes ka magjepsur Marokun, duke u shfaqur me një seri veshjesh të qepura posaçërisht për të nxjerrë në pah fizikun e saj të përkryer.

Nga e bardhë në të verdhën e artë ka bërë paraqitje me të vërtetë të një stili të veçantë siç dëshiron dhe vetë aktorja.
Për tu theksuar është se veshjet e saj ishin të Christian Dior, megjithatë kjo nuk është e rëndësishme për Eva Mendes pasi mund të themi se çdo gjë që ajo mund të veshë nuk kalon pa u vënë re.

r.b/NOA

KOMENTE