Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupi i Parlamentar i PD: Çdo deputet, 50 mijë lekë nga paga për Shkodrën
English

Grupi i Parlamentar i PD: Çdo deputet, 50 mijë lekë nga paga për Shkodrën

Tiranë, 8 dhjetor, NOA – Deputetët e Partisë Demokratike do të japin 50 mijë lekë të reja nga paga e tyre për t'u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër. Vendimi është marrë sot nga mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kontribuojë edhe financiarisht për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet e jashtëzakonshme në zonën e Shkodrës. Çdo deputet demokrat do të derdhë 50 mijë lekë nga paga e tij në fondin e ndihmave për zonat përmbytura”, thuhet në njoftimin e Grupit Parlamentar të PD-së.

Vendimi është marrë nga Kryesia, për shkak se shumica e ministrave dhe deputetëve janë shpërndarë në zonën e Shkodrës dhe të rrethinave të saj, ku po ndjekin nga afër operacionet e ndihmës dhe shpëtimit.

“Kjo është hera e dytë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ndërmerr një nismë të tillë. Edhe në përmbytjet e janarit të këtij viti deputetët e mazhorancës dhanë një pjesë të pagës së tyre si ndihmë për banorët e prekur nga fatkeqësia”, thekson njoftimi i Grupit të PD-së.

Ndërkohë deputetët dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike janë vënë në krye të një fushate sensibilizuese për mbledhjen e ndihmave të solidaritetit për Shkodrën edhe në rrethe dhe qytete të tjera të vendit.

a.k/NOA

KOMENTE