English

Ministrat e Financave të BE konfirmojnë paketën ekonomike për Irlandën

Dublin, 8 dhjetor, NOA - Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan formalisht paketën e shpëtimit për Irlandën prej 85 miliardë eurosh. Irlandezët kanë kohë deri në 2015-ën, që ta ulin sërish deficitin e tyre shtetëror rekord prej 32 për qind nën kufirin e lejuar prej tre për qind.

Buxheti i kursimit rigoroz i qeverisë në Dublin për 2011-ën kaloi pengesën e parë në parlament. Me anë të shkurtimeve, para së gjithash te mbështetja sociale, dhe në shërbimin publik do të kursehen gjashtë miliardë euro.

NOA

KOMENTE