Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Mbrojtjes Imami nderohet me çmimin për paqe “Papa Bonifaci VIII”
English

Ministri i Mbrojtjes Imami nderohet me çmimin për paqe “Papa Bonifaci VIII”

Anjani, 8 dhjetor, NOA – Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami e një nga të nderuarit me çmimin ndërkombëtar për paqe, “Papa Bonifaci VIII”, i dhënë Akademia Bonifaciane në qytetin Anjani të Italisë, i njohur si qyteti i Papëve, një çmim “Për angazhimin dhe kontributin kulturor e social, për realizimin e idealeve, qëllimeve dhe vlerave vlerave të paqes e bashkëjetesës midis popujve. “Liria është domosodshmëri pa të cilën paqja si vlerë absolute për jetën nuk ka kuptim, për këtë qëllim e konsideroj këtë çmim prestigjioz mbi të gjitha vlerësim të përpjekjeve dhe sakrificave të vendit tim në rrugën e ndërtimit të një sistemi politik pluralist dhe kushtetues”, nënvizoi ministri i Mbrojtjes gjatë marrjes së çmimit Papa Bonifaci VIII.

Gjatë marrjes së çmimit ndërkombëtar për paqe Papa Bonifaci VIII dhe titullit të Akademikut Honorifik me motivacionin “Për angazhimin dhe kontributin kulturor e social, për realizimin e idealeve, qëllimeve dhe vlerave të evokuara nga akademia, i dorëzuar nga Eminenza e Tij, Kardinali Franko Kroçi, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami duke shprehur mirënjohjen për këtë çmim tha se “është nder dhe privilegj për mua që marr këtë çmim prestigjioz, jo vetëm për motivacionin që më është dhënë e për vlerësimin që më është bërë, por edhe për faktin se është vlerësuar Shqipëria”.

Më pas gjatë fjalës së tij Imami i njohu të pranishmit se kishte hyrë në udhën e politikës duke luftuar për lirinë vetjake dhe atë të shqiptarëve, pasi sipas Imamit formimi i njeriut është i mangët kur mungon liria e mundësisë për të zgjedhur.

Por, përpara ceremonisë në Sheshin Papa Inoçenti III, Ministri Imami dhe bashkëshortja e tij Najada Hamza, u pritën nga Eminenca e Tij, Kardinali Franko Kroçi; nga Kavalier. Doktor. Sante De Anxhelis, President i Akademisë Bonifaciane, nga Gjeneral Korparmate Xhuzepe Valoto si dhe autoritete të tjera të qytetit.

Nën tingujt e orkestrës frymore të Forcave të Armatosura Italiane, autoritetet dhe fituesit e çmimit iu drejtuan sallës kryesore të Pallatit Komunal, ku merrnin pjesë përfaqësues të bashkisë së qytetit, klerikë, ambasadorë, përfaqësues të artit e të kulturës si dhe qytetarë të Anjanit, për të cilët dhënia e çmimit për paqe Papa Bonifaci VIII përbën një eveniment të rëndësishëm.

Përpara ceremonisë së dorëzimit të çmimit, Papa Benedikti XVI bashkë me bekimin e tij për organizatorët, Komitetin Shkencor Përzgjedhës si dhe për fituesit e çmimit, evokoi ndihmën e dëshiruar hyjnore dhe mbështetjen për njerëzit në nevojë të goditur nga përmbytjet në Shqipëri.

Ishin himnet kombëtare të Italisë, Vatikanit, Shqipërisë, si dhe ato të Bashkimit Europian e Akademisë Bonifaciane që shënuan fillimin e ceremonisë.

Presidenti Sante De Angelis në përshëndetjen e tij e cilësoi aktivitetin e Akademisë Bonifaciane si kontribuese në ndërtimin e një bote më të drejtë e më vëllazërore si dhe qëllimin e dhënies së çmimit në vlerësim të nismave me vlera të larta sociale e humanitare të ndërmarra nga personalitete të ndryshme në dobi të paqes, vlerave njerëzore dhe bashkëjeteses sociale.

Çmimi Bonifaci VIII ka si qëllim kryesor promovimin e vlerave të paqes e bashkëjetesës midis popujve, sipas shembullit të faljes bonifaciane, shembull i së cilës mbetet Papa Bonifaci VIII.

Pikërisht mbi këto motive, Akademia Bonifaciane, organizon çdo vit ceremoninë e shpërndarjes së këtij çmimi ndërkombëtar.

Nën kujdesin e Vatikanit, një Komitet Shkencor i kryesuar nga Eminenca e Tij, Kardinali Eduard Novak, në përbërje të të cilit ka kardinalë, parlamentarë, profesorë, ushtarakë të lartë, përfaqësues të spikatur të artit e kulturë, shqyrton kandidaturat e paraqitura dhe bën përzgjedhjen e fituesve.

Është hera e parë që ky çmim i akordohet një personaliteti publik shqiptar.

Midis shume figurave të shquara, ky çmim i është dhënë Papa Gjon Palit II, Presidentëve të Italisë Skalfaro e Çiampi, çmimit Nobel për Paqe Rita Levi Montalçini, senatorit Xhulio Andreoti, politikanit Xhanfranko Fini.

mit/NOA
KOMENTE