English

Përmbytjet, Maqedonia, nuk i jep ndihmë Shqipërisë

Shkup, 8 dhjetor, NOA- Qeveria e Maqedonisë nuk ka dedikuar asnjë ndihmë për përmbytjet masive në veriun e Shqipërisë.

Ndihmat kanë munguar nga institucionet qeveritare, komunat, organizatat humanitare, por edhe iniciativat e tjera qytetare, për ti dalë në ndihmë veriut të Shqipërisë, që ditëve të fundit ishte përmbytur nën nivelet maksimale të ujit.

Raportim minutë pas minute

Një zyrtar i lartë qeveritar deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se autoritetet qeveritare ishin të angazhuara me problemet e vërshimeve që kishin ndodhur në pjesën lindore dhe perëndimore të vendit dhe se ata shprehin keqardhje për situatën e krijuar në shtetin fqinj.

Nga ana tjetër, organizatat humanitare kanë paralajmëruar se do të nisin aksionin për ndihmë Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë.

Një aktivitet i njejtë pritet të ndodhë edhe nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, e cila është e njohur kohë më parë me ndihmën e dhënë për Shkodrën, gjatë përmbytjeve të kaluara. Edhe një pjesë e komunave shqiptare premtojnë se do të fillojnë aktivitetet humane për Shkodrën, pas qetësimit të situatës dhe rënies së nivelit të ujit.

Deri tani ndihmë për Shqipërinë për ballafaqim me përmbytjet kanë ofruar Qeveria e Kosovës përmes Forcave të Sigurisë të Kosovës (FSK) dhe një fondi prej 1 milion euro, Italia, Austria, Turqia, Greqia, SHBA, etj.

INA- NOA

FOTO EKSKLUZIVE NGA LART

KOMENTE