English

SHBA, fëmija lind me kokë gjigante

SHBA, 8 Dhjetor, NOA - I vogli Klaus, është duke luftuar për jetën. Ky fëmijë me origjinë nga Teksasi, ka lindur 11 muaj më parë me një sëmundje të rralle të quajtur "Hydrocephalus".

Kjo sëmundje shkakton një rritje të madhe të kokës, pothuajse dyfishin e një fëmije normal. Prindërit e Klaus e kanë çuar djalin e tyre në shumë spitale amerikane, por kanë marrë përgjigjen: "Djali juaj do të vdesë së shpejti, nuk mund të bëjmë dot gjë".

Por, në fund, mjekët e S. Antonio kanë vendosur ta operojnë Klausin e vogël. Disa javë më parë prof. Jimenez, kreu i departamentit të neurologjisë në Universitetin e Teksasit në San Antoni ka operuar Klaus duke përdorur gypa kullimi për të tërhequr lëngjet e tepërta dhe zvogëluar presionin në kafkën e fëmijës.

Operacioni ishte i suksesshëm dhe koka e fëmijës ka humbur rreth 50% të vëllimit. Tani nevojiten ndërhyrje dhe trajtime të ndryshme, por ende nuk dihet nëse Klaus është jashtë rrezikut për jetën

a.e./NOA

KOMENTE