Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vritet një pjesëtar i komunitetit boshnjak në veri të Kosovës
English

Vritet një pjesëtar i komunitetit boshnjak në veri të Kosovës

Leposaviq, 8 Dhjetor 2010 - Në rrethana të pasqaruara është vrarë një pjesëtar i komunitetit boshnjak. Vrasja ka ndodhur sot në një fshat të komunës së Leposaviqit, një nga komunat me shumicë serbe në veri.

I vrari është Shefko Sallkoviç, nga fshati Rvatska i komunës së Leposaviqit, pjesëtar i koalicionit “Vakat”, ku bëjnë pjesë përfaqësuesve politikë të boshnjakëve në Kosovë.

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, kur mbi makinën me të cilën po udhëtonte i ndjeri, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.

Me këtë rast është plagosur edhe një person tjetër, i cili ndodhej në makinën e viktimës. Policia tha se ende nuk dihen autorët dhe as motivet e mundshme të kësaj vrasjeje.

KOMENTE