English

Burrat e martuar, janë më të sjellshëm dhe më të shëndetshëm

SHBA, 9 dhjetor NOA - Meshkujt e martuar janë më të sjellshëm, shoqërueshëm, të shëndetshëm dhe mbi të gjitha shfaqin me pak tipare negative në personalitetin e tyre të tilla si agresioni, tendenca për një gënjeshtër dhe për kryerjen e veprave penale.

Një fakt i tillë është rezultati i një studim të ri në SHBA të kryer për 12 vjet tek një grup prej 289 binjakësh meshkuj, gjysma e të cilëve ishte binjak me të njëjtën trashëgimi gjenetike.

Në rastin e fundit, ndryshimi në sjellje në prani të personalitetit të ngjashëm ishte akoma dhe më evident.

r.b/NOA

KOMENTE