English

Guttenberg: Misioni gjerman në Kosovë, i sukseshëm

Prizren, 9 dhjetor, NOA - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl Theoedor zu Guttenberg ka vizituar ushtarët e Bundesvehrit në Kosovë. "Gjendja në Kosovë është shembull se si një mision jashtë vendit mund të jetë i suksesshëm", tha zu Guttenberg në kampin e KFOR it gjerman në Prizren.

Në sfondin e reformës së ushtrisë gjemane, ministri shfrytëzoi vizitën e tij për t'iu dhënë guxim ushtarëve të stacionuar atje. Askush nuk duhet të ketë frikë, se nuk do të ketë më vend pune kur të kthehet në Gjermani, tha zu Gutteneberg dje në Prizren.

Reformat në strukturën e Bundesvehrit fillojnë lart në ministri, sqaroi ai. Politikani i CSU-së theksoi mbështetjen e tij për misionin në Kosovë.

Pothuajse të gjithë flasin për Afganistanin e shumë pak për misionin në Kosovë, tha ministri gjerman. Ushtarët gjermanë janë në Kosovë që në qershor të vitit 1999 dhe në kuadër të KFOR-it kujdesen për paqen dhe mbrojtjen e pakicave.

NOA

KOMENTE