Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
INSTAT: Çmimet e konsumit, rritje e re gjatë nëntorit
English

INSTAT: Çmimet e konsumit, rritje e re gjatë nëntorit

Tiranë, 9 dhjetor, NOA - Çmimet e konsumit gjatë muajin nëntor shënuan një rritje prej 0.2 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, tetor 2010.

Këtë e konfirmon për agjencinë e Lajmeve NOA, Instituti i Statistikave, sipas të cilit, ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor është 2.8 për qind, kur një vit më parë ky ndryshim ishte 3.0 përqind.

Konkretisht, INSTAT pohon se indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 0.3 për qind. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 2.3 për qind vërehet në nëngrupin “Sheqer e ëmbëlsira”

Ndërsa çmimet në nëngrupin e frutave shënuan një ulje prej 4.2 për qind.

Kurse indeksi i grupit “Qera ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.3 për qind, ku veçojmë rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm me 5.8 për qind.

Në fund, INSTAT pohon se gjatë muajit nëntor çmimet e karburantit shënuan një rritje të lehtë prej 0.1 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.

n.e/NOA

KOMENTE