Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi: Rama nuk kërkoi mbajtjen e seancës, nuk paraqiti asnjë kërkesë
English

Kuvendi: Rama nuk kërkoi mbajtjen e seancës, nuk paraqiti asnjë kërkesë

Tiranë, 9 dhjetor, NOA - Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur poshtë deklaratën e bërë nga kryetari i PS-së, Edi Rama, për shtyrje të qëllimshme të seancës së Kuvendit. Në një njoftim për mediat Kuvendi sqaron se kryetari i PS-së nuk ka kërkuar mbajtjen e seancës dhe as ka dorëzuar një kërkesë ligjore për të diskutuar për përmbytjet.

“Zoti Rama siç e ka zakon edhe kësaj radhe, nuk ka sjellë në Kuvend asnjë ofertë, asnjë dokument apo shkresë, siç e parashikojnë procedurat parlamentare, në lidhje me situatën e fatkeqësisë natyrore. Për rrjedhojë, në Kuvend nuk ka asgjë për të diskutuar me këtë kërkesë të Partisë Socialiste”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Duke e cilësuar si spekulimin e radhës deklaratën e Ramës, njoftimi thekson se përfaqësuesit e PS-së kanë dhënë mirëkuptim për shtytjen e seancës.

“Në Konferencën e fundit të Kryetarëve, është diskutuar dhe rënë dakord paraprakisht për mundësinë e shtyrjes së Seancës së ditës së enjte për shkak të situatës së fatkeqësisë natyrore. Në këtë Konferencë ishin prezent përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët ndryshe nga Zoti Rama, dhanë mirëkuptimin e tyre për mundësinë e shtyrjes së Seancës Plenare, dhe treguan më shumë ndjeshmëri ndaj fatkeqësisë natyrore”, thuhet në njoftim.

a.k/NOA

KOMENTE