Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luftimi i Pakos së Ahtisaarit, amaneti i dëshmorëve të kombit Arben Xheladini e Mon Balaj
English

Luftimi i Pakos së Ahtisaarit, amaneti i dëshmorëve të kombit Arben Xheladini e Mon Balaj

Lipjan, 9 Dhjetor 2010 NOA - Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur sot tubim me qytetarët e Lypjanit. Në sallën e stërmbushur të Shtëpisë së Kulturës, para të pranishmëve tubimin e hapi kandidatja për deputete Zanita Halimi. Halimi i përshëndeti Lypjanasit me fjalët: “Lëvizja VETËVENDOSJE! po i ngjanë çdo ditë e më tepër rrezeve diellit. Ndërsa më 12 dhjetor Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë vetë dielli që arrin në çdo shtëpi, sepse ky është vullneti i qytetarëve”.

Pas saj kandidati Glauk Konjufca iu drejtua bashkëvendësve të tij duke thënë se “Jemi mbledhur sot këtu në Lypjan për ta konfirmuar fitoren tonë të madhe të 12 dhjetorit. Deri më 12 dhjetor, Qeveria e korrupsionit është Qeveri ne largim, ndërsa më 12 dhjetor, ajo do të bëhet Qeveri në moskthim”. Konjufca kritikoi ashpër ish-pushtetarët duke thënë se “Ata politikanë që popullin e kanë lënë rrugëve e papunë kurse femijëve të tyre u blejnë makina dhjetërammijëra euro për ditëlindje, ata politikanë kurrë nuk do ta fitojnë besimin e Lipjanit. Popullit i ka ardhë shpirti në fyt prej dy gjërave: prej haraçit dhe prej Thaçit”.

Pas Konjucës qytetarëve iu drejtua edhe kandidati tjetër nga komuna e Lypjanit, Sami Luma. Luma theksoi se Kosova mund të përparoi vetëm duke u bashkuar rreth programit dhe konceptit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ai i ftoi bashkëvendësit e tij që më 12 dhjetor ta dënojnë ish-pushtetin me mosbotim dhe ta ndërrojnë atë me qeverinë e drejtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ndërsa kandidati Florin Krasniqi iu drejtua Lypjanasve duke thënë se e di që para Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lypjan kanë qenë edhe partitë politike që kanë dhënë premtime boshe dhe tani do t’iu ofrojnë edhe para për t’ua blerë votat.

Mirëpo Krasniqi shprehu bindjen e vet se Lypjani por edhe Kosova nuk do të shiten sepse e dinë që po ta vendosnim në krye të shtetit më të zhvilluar në botë Hashim Thaçin me bandat e tij, ata do ta shkatërronin edhe atë shtet siç po e shkatërrojnë Kosovën.

Ambasadori William Walker u prit ngrohtë edhe në Lypjan. Ai u shpreh se edhe pse është lodhur nga tubimet e shumta ku ka marrë pjesë, se po e harron lodhjen kur po i sheh njerëzit e shumtë që po vijnë në tubimet e Lëvizjes.

Walker u bëri thirrje qytetarëve që të premten më 10 dhjetor në ora 14 të vijnë të gjithë në Prishtinë, në tubimin përmbyllës të fushatës së Lëvizjes, për t’i treguar SHIK-ut se qytetarët nuk frikohen edhe përkundër shantazheve që të shprehin vullnetin e tyre politik, duke votuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Në fund i përcjellur me duartrokitje e brohoritje të shumta, para qytetarëve të Lypjanit foli edhe lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti.

Kurti u tha qytetarëve se Lëvizja VETËVENDOSJE! kurrë nuk do ta pranojë tkurrjen e territorit të komunës së Lypjanit. Lypjani do të mbetet unik dhe nuk ka fshatra për t’i dhënë Graçanicës u shpreh Kurti.

Ai tha se jo vetëm se do të luftohet decentralizimi mbi baza etnike, por i tërë Plani i Ahtisaarit “sepse luftimi i Planit të Ahtisaarit është amaneti i dëshmorëve të kombit Arben Xheladini e Mon Balajt që dhanë jetën kundër këtij Plani”.

Kurti i ftoi Lypjanasit që të premten bashkë me qytetarët anekënd Kosovës të nisën për në Prishtinë për ta përmbyllur fushatën në mënyrë madhështore drejt fitores më 12 dhjetor.

a.b/NOA

KOMENTE