Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Tahiri: Topalli gënjen, konferenca e kryetarëve s’u mblodh fare
English

PS, Tahiri: Topalli gënjen, konferenca e kryetarëve s’u mblodh fare

Tiranë, 9 dhjetor, NOA - Nuk është hera e parë që Jozefina Topalli gënjen, siç nuk është as hera e parë, që po kjo zonjë përdhos parlamentin e parlamentarizmin, duke u bërë bashkë me keqqeverisjen e Sali Berishës, faktori kryesor pse Shqipëria u refuzua nga Bashkimi Evropian. Kështu e ka nisur reagimin e tij ndaj mosmbajtjes së seancës plenare të Kuvendit sot për shkak të situatës ende të vështirë të përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, deputeti i PS-së Saimir Tahiri, i cili përgënjeshtroi njoftimin e zbardhur nga kryesia e kuvendit, ku citohej se Tahiri kishte qenë dakort me shtyrjen e seancës së sotme për një ditë tjetër duke iu përmbajtur argumentit në fjalë, duke sqaruar se mbledhja e kryetarëve të grupeve parlamentare nuk është zhvilluar fare.

“Së pari sqarojmë opinionin publik se konferenca e kryetarëve për të vendosur në do bëhet seancë parlamenare a jo sot, nuk është zhvilluar fare. Është e qartë për të gjithë se sot dyert e parlamentit janë mbyllur për deputetët po ashtu siç janë mbyllur dyert e Evropës për shqiptarët, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe keqqeverisjes së pushtetit të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit dhe për shkak të vullnetit të tyre për të përmbytur Shqipërinë dhe shqiptarët jo vetëm me ujin e baltën e korrupsionit por edhe me mugesën e kurajos për tu përballur me kërkesat legjitime të opozitës dhe të shqiptarëve”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri.

Ai bëri me dije se Partia Socialiste ka kërkuar të bëhet mocion me debat për raportin e Komisionit Europian, që ngeli në klasë pushtetin e Sali Berishës e bashkë me të edhe shqiparët, si dhe ka kërkuar hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke akuzuar rishtas kryeparlamentaren se ajo i shtyrë në afatet e fundit kushtetuese ose s’i ka marrë ende parasysh.

Ai akuzoi sakaq kryeministrin Berisha se pushteti i tij nuk i mbylli dyert e parlamentit deputetëve të opozitës dhe shqiptarëve që kërkojnë sqarim për situatën katastrofike që ka ndodhur, porse ai po i mbyll derën planit të masave konkrete, që kërkon Partia Socialiste për ta nxjerrë përfundimisht Shkodrën dhe Shqipërinë nga përmbytja e korrupsionit të kësaj qeverie, tha deputeti socialist.

mit/NOA
KOMENTE