Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i Policisë: Në një vit në Tiranë, rreth 5 mijë krime
English

Raporti i Policisë: Në një vit në Tiranë, rreth 5 mijë krime

Tiranë, 9 dhjetor, NOA – Në harkun kohor të 11 muajve në kryeqytet regjistrohen rreth 5 mijë vepra penale. Analiza vjetore e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka bërë dhe skanerin e veprimtarisë kriminale në vend. Në shifra konkrete gjatë 11 muajve të vitit 2010, sipas policisë së Tiranës kanë ndodhur 4679 vepra penale. Nga këto vepra janë zbuluar 3739 prej tyre, ose 80 %.

Ndërkohë që “në këto vepra janë përfshirë gjithsej 4260 autorë, ndaluar 15 autorë, arrestuar në kushtet e flagrancës 995 autorë, proceduar në gjendje të lirë 3180 autorë, janë shpallur në kërkim 70 persona”.

Në krahasimin që drejtuesit e Policisë së Tiranës bëjnë me veprat penale të vitit të kaluar rezulton një rritje e zbulueshmërisë me masën 1 për qind.

“Krahasuar me vitin 2009 ku janë referuar 4241 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar3354 prej tyre, ose 79% e tyre, kemi një rritje të evidentimit me 438 vepra penale dhe njëkohësisht rritje të forcës zbuluese me 1 %’”, thanë sot drejtuesit e Policisë së Tiranës.

Policia vlerëson si arritje tre fishimin e hetimit me metoda speciale.

“Vlen për t`u evidentuar realizimi me sukses nga Sektorët e Hetimit të Krimit në DPQ Tiranë i 76 operacioneve policore ose 18 operacione më tepër, ose 24% me shumë se në 2009, si dhe janë 3- fishuar hetimet me metodat speciale të hetimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009”, thanë drejtuesit e policisë.

Në fushën e krimeve kundër drograve gjatë kësaj periudhe janë evidentuar dhe ndjekur 181 vepra penale, janë proceduar penalisht 271 autorë, nga të cilët 172 janë arrestuar në flagrancë, 4 të ndaluar, 87 ndiqen në gjendje të lirë dhe 8 persona të shpallur në kërkim.

a.k/NOA

KOMENTE