English

Ambasadori amerikan takon Ramën

Tiranë, 10 dhjetor NOA- Ambasadori i sapoardhur i Amerikës, Aleksandër Arvizu, në kuadrin e takimeve më krerët e politikës shqiptare takoi paraditen e sotme kreun e partisë Socialiste, Edi Rama.

Ky takim vjen pas atij të zhvilluar ditën e djeshme me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, ku theksoi se është i gatshëm për bashkëpunime të mëtejshme me Shqipërinë. Ndërkaq gjatë kësaj jave Arvizu është takuar edhe me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha.

Ambasadori i ri i SHBA-ve vjen pas mbarimit të mandatit të ambasadorit të mëparshëm Xhon Withers.

a.y/NOA

KOMENTE