Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Armiqtë më të mëdhenj të të drejtave njerëzore
English

Armiqtë më të mëdhenj të të drejtave njerëzore

Armiqtë më të mëdhenj të të drejtave njerëzore, në shumë vende janë në pushtet, armiqtë më të mëdhenj të drejtave të njeriut janë tiranët dhe diktatorët

Nga Sali Berisha

Si një njeri që e filloi karrierën në politikë si një aktivist i të drejtave të njeriut, jam mirënjohës ndaj jush, ndaj të gjithë atyre që kanë ndihmuar këtë vend, që qytetarët e tij të bëhen më të lirë, të zgjerojnë liritë e tyre.

Çështja e të drejtave të njeriut është çështja më themelore e kohës sonë. Armiqtë më të mëdhenj të të drejtave njerëzore, në shumë vende janë në pushtet, armiqtë më të mëdhenj të drejtave të njeriut janë tiranët dhe diktatorët.

Të drejtat e njeriut, janë gjithashtu çështjet themelore të vendeve të lira. Përkrahë saj, është tirania që është inkorporuar, është trashëguar në patriarkat, dhe patriarkati në aspektin e tij shoqëror, është abuzuesi më i madh i të drejtave njerëzore në kombet e lira dhe në shoqërinë e lirë.

Prandaj ky parim është më i madhi, punoni për të luftuar, dhe vazhdoni të luftoni gjithë jetën tuaj.

Por, te të drejtat e njeriut ndikojnë dhe faktorë të tjerë, ne shohim që ndikojnë, në të drejtën e informimit të qytetareve, dhunimin e një prej lirive dhe principeve bazë të të drejtave të njeriut.

Të drejtat e njeriut janë një problem serioz në zonat periferike. Kombi im si të gjitha kombet e tjera të lira, ka ndaluar me ligj dhe me kushtetutë torturën, por akoma ka torturë, të llojeve të ndryshme ndaj atyre që po vuajnë atë çfarë ligji u ka ndaluar.

Të drejtat e njeriut më të ndjeshme, janë të drejtat e fëmijëve, dhe ju keni absolutisht të drejt që në vendin tim ende vuajnë në disa aspekte, prandaj qeveria ime, dhe shoqëria si e tërë, duhet të kuptojë që është e një rëndësie jetësore, të mbështesë viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Nuk është e përjetshme, por është pothuajse e përjetshme, lufta jonë kundër patriarkatit, si në vendin tim, ashtu edhe në çdo vend tjetër.

***

Zoti ambasador duhet të jeni krenar që përfaqësoni këtu një organizatë që ka bërë më shumë se kushdo tjetër në histori, si një organizatë multilaterale për të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut ishin të përcaktuara në Magna Carta, ishin mishëruar në deklaratën e të drejtave te njeriut, më vonë në OKB.

Por çfarë ndodhi në aktin e Helsinkit, ishte virusi i vërtetë për perden e hekurt, dhe mendoj se ishte një nga faktorët që grisi perden e hekurt dhe rrëzoi , në murin e Berlinit.

Prandaj jemi shumë krenar për OSCE dhe rolin e saj, dhe ju siguroj se si qeveri mbetem plotësisht i angazhuar për të punuar së bashku dhe për të sjellë në Shqipëri standardet më të mira të të drejtave të njeriut.

* Fjala e mbajtur sot, në pritjen e organizuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri

KOMENTE