English

Dy familje krijojnë një vepër të veçantë arti

Meksikë, 11 dhjetor NOA - Dy familje vendase meksikane kanë shndërruar në një vepër arti, një makinë Volkswagen Beetle. Ata e kanë pikturuar me ngjyra dhe dizenjime tipike të traditës së tyre.

Më pas, makina u vendos në një shfaqje në Muzeun e Artit Folklorik në Mexico City.

Familjet që kanë ideuar këtë vepër unike arti kanë qenë pjesë e grupit etnik Huichol dhe kanë pagëzuar xhevahiret e tyre “Vochol”, një kombinim mes popullorit “Voche”, shumë i përdorur në Meksikë dhe emrin e Beetle që në gjuhën e tyre shkruhet “Huichol”.

r.b/NOA

KOMENTE