Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva e futbollistëve italianë dështon, arrihet marrëveshja
English

Greva e futbollistëve italianë dështon, arrihet marrëveshja

Romë, 10 Dhjetor 2010 NOA - Greva e futbollistëve italianë e parashikuar për këtë fundjavë që korrespondon me javën e 16 të futbollit nuk do të bëhet.

Pas një mbledhjeje që ka zgjatur 7 orë, me përfaqësues nga Shoqata e Futbollistëve, Liga e Futbollit dhe me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Federatës është rënë dakord që greva të mos kryhet. Mësohet se palët në këtë mbledhje kanë nënshkruar një kontratë të re kolektive.

Është rënë dakord që në kontrata të ketë më tolerancë për futbollistët në rast se ekipi bie nga kategoria.

Aktivitetet e futbollistëve që nuk kanë të bëjnë me futbollin dhe që zhvillohen jashtë vendit të punës, duhet të diskutohen më parë me autoritetet e klubit.

Po ashtu është rënë dakord gjithashtu që futbollistët mund të marrin kujdesin mjekësor në rast nevoje atje ku të dëshirojnë por gjithnjë nën mbikëqyrjen e klubit.

Edhe masat disiplinore që klubet do të ndërmarrin ndaj futbollistëve, pritet të jenë në diskutueshme.

e.r/NOA

KOMENTE