Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ina Rama: Kuadri ligjor garanton mbrojtjen ndaj dhunës në familje
English

Ina Rama: Kuadri ligjor garanton mbrojtjen ndaj dhunës në familje

Tiranë, 10 dhjetor, NOA – “Sot ne kemi një kuadër ligjor do të thoja të plotë që përgjithësisht plotëson e rregullon funksionimin e mekanizmave mbrojtës ndaj dhunës në familje”.

Kjo është deklarata që ka bërë sot Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama në konferencën "Dhuna në familje është krim". Drejtuesja e organit të akuzës është ndalur në aspektet ligjore në vend.

“Duke e lënë studimin e fenomenit në duart e studiuesve e punonjësve sociale, si juriste më duhet të them që edhe vetë sistemi i së drejtës ka evoluar në vite në raport e në përputhje me vetë formën e shfaqjes së dhunës në familjen shqiptare”, tha Rama.

Ajo shtoi se gjithë sistemi ligjor shqiptar është bazuar në rregullimet dhe parimet kushtetuese, dhe për këtë arsye çdo ligj, akt nënligjor, vendim gjyqësor, veprim ose mosveprim i individëve dhe organeve, duhet të respekton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

a.k/NOA

KOMENTE