Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, partitë politike mbyllin sot fushatën zgjedhore
English

Kosovë, partitë politike mbyllin sot fushatën zgjedhore

Prishtinë, 10 dhjetor, NOA - Në Kosovë sot partitë politike përfundojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit. Në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore, pas fushatës së shkurtër 10 ditore, për shkak të karakterit të jashtëzakonshëm të zgjedhjeve. 29 subjekte politike do të garojnë në këto zgjedhje për Kuvendin e Kosovës dhe se këto janë zgjedhjet e para parlamentare pas shpalljes së pavarësisë së këtij vendi.

Të gjitha forcat politike sonte do të përmbyllin fushatën me tubime të paralajmëruara në Prishtinë. AAK dhe Lista LDK-Rugova mbrëmë kanë përfunduar në Prishtinë fushatën zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nëpërmjet një njoftimi sot bëri publike se numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë për zgjedhjet e 12 dhjetorit është 1 milion e 630 mijë e 636 persona. Sipas njoftimit, votues të rinj janë 73. 288 persona, ndërkaq në ditën e zgjedhjeve do të jenë 35. 735 persona që do të mbushin 18 vjeç dhe të cilët kanë mundësi të votojnë.

NOA

KOMENTE