Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prezenca e OSBE në Shqipëri shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
English

Prezenca e OSBE në Shqipëri shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Tiranë, 10 Dhjetor 2010 NOA – Prezenca e OSBE-së shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në një veprimtari me zyrtarë të lartë shqiptarë, aktorë kryesorë në fushën e të drejtave të njeriut, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe trupit diplomatik.

"Globalizimi ka sjellë sfida të reja për sa i përket respektimit universal të të drejtave të njeriut," tha Ambasadori Eugen Wollfarth, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. "Gjithsesi, 'njohja e dinjitetit të lindur dhe e të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë', ashtu siç thuhet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të firmosur 62 vjet më parë dhe ky parim duhet të jetë gjithmonë në themel të politikave shtetërore dhe të ndërveprimit mes autoriteteve dhe qytetarëve".

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në veprimtari, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se OSBE-ja ka bërë më shumë se kushdo tjetër në histori, si një organizatë multilaterale, për të drejtat e njeriut. "Akti i Helsinkit ishte virusi i vërtetë për perden e hekurt, dhe mendoj se ishte një nga faktorët më të rëndësishëm që grisi perden dhe murin e Berlinit. Prandaj jemi shumë krenarë për OSBE-në dhe rolin e saj dhe ju siguroj se si qeveri mbetemi plotësisht të angazhuar për të punuar së bashku dhe për të sjellë në Shqipëri standardet më të mira të të drejtave të njeriut", tha ai.

Duke folur për përparimin e Shqipërisë në fushën e të drejtave të njeriut që prej vendosjes së Prezencës, në vitin 1997, Ambasadori Wollfarth vuri në pah arritje të tilla madhore për vendin si, heqja e dënimit me vdekje, ngritja e institucionit të Avokatit të Popullit dhe të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe miratimi i ligjit kundër diskriminimit.

"Shqipëria ka treguar se ka bërë hapa përpara lidhur me adresimin e të drejtave të njeriut dhe tani po kalon nga çështjet e të drejtave themelore të njeriut të një vendi në konflikt, në të drejta më specifike të qytetarëve, në një vend që synon të arrijë standardet evropiane", tha Wollfarth. "Megjithatë, mbetet edhe shumë për të bërë, sidomos lidhur me të drejtat e fëmijëve, grave, personave me aftësi të kufizuara dhe përfaqësuesve të komunitetit rom".

e.r/NOA

KOMENTE