Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shiti si prostitutë “të dashurën” e shokut, arrestohet pas 8 vitesh
English

Shiti si prostitutë “të dashurën” e shokut, arrestohet pas 8 vitesh

Tiranë, 10 dhjetor, NOA – Pas tetët vitesh Policia Shqiptare ka arritur të sjellë në Shqipëri një të kërkuar për trafikim të femrave për prostitucion dhe rrëmbim personi.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Lefter Reuf Yzeiraj, lindur në Ballsh të Fierit. Yzeiraj është ekstraduar sot nga Belgjika Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Ai është dënuar me 18 vite burg në nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin në vitin 2008.

Yzeiraj në vitin 2002, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Edmond Malci dhe Ylli Lushaj, kanë rrëmbyer me qëllim trafikimi për prostitucion vajzën M. R., e cila ishte e dashura e shtetasit Edmond Malci.

Policia ka arritur të arrestoj Edmond Malcin dhe Ylli Lushajn pak ditë pas ngjarjes në vitin 2002. Ndërkohë që Lefter Yzeiraj ka arritur të largohet dhe të qëndrojë për disa kohë në Belgjikë.

Arrestimi i tij u bë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin. Ai u arrestua në Bruksel më 19 mars 2010.

a.k/NOA

KOMENTE