Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Audituesi “Grant Thornton”: Financat e Aeroportit, rezultat pozitiv
English

Audituesi “Grant Thornton”: Financat e Aeroportit, rezultat pozitiv

Prishtinë, 11 dhjetor, NOA - Kompania prestigjioze ndërkombëtare e specializuar për auditim dhe konsulencë biznesi “Grant Thornton”, e cila ka bërë auditimin e pasqyrave financiare të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” për vitin 2009, ka dhënë opinion pozitiv për pasqyrat financiare të kompanisë.

Kjo gjë raportohet nga burimet zyrtare të këtij aeroporti, sipas të cilëve, kjo gjë ndodh për herë të parë në këto 10 vitet e fundi, pasi në të gjitha auditimet e mëparshme nuk është dhënë opinion fare.

“Kjo paraqet një të arritur të madhe për kompaninë e cila deri në vitin 2008 akuzohej për lëshime të mëdha teknike në mbarëvajtjen financiare, kontrollin e pasurisë, projektimin, implementimin dhe mbajtjen e kontrollit të brendshëm në shpenzimin e parasë, mbajtjen e pasqyrave financiare në programe lehtësisht të manipulueshme si Excel etj”, citojnë burimet zyrtare të Aeroportit të Prishtinës.

Sipas tyre, auditivi është ndërmarrë në përputhje me standardet ndërkombëtare mbi auditimin.

“Këto standarde kërkojnë që t’iu bindemi kërkesave etike dhe të planifikojmë dhe kryejmë auditimin për t’u siguruar që pasqyrat financiare janë të liruara nga paraqitje të gabuara materiale. Procedurat e përzgjedhura varen nga vlerësimi i auditorit, përfshirë vlerësimin e rrezikut të paraqitjeve të gabuara materiale të pasqyrave financiare, qoftë për shkak mashtrimesh apo gabimesh.

Ne besojmë se dëshmitë e marra nga auditimi janë të mjaftueshme dhe përshtatshme për t’i siguruar bazat e një mendimi të auditimit tonë”, thuhet në raportin e kompanisë “Grant Thorton”.

n.e/NOA

KOMENTE