Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bildt: WikiLeaks dëmtoi zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare
English

Bildt: WikiLeaks dëmtoi zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare

Stokholm, 11 dhjetor, NOA - Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Carl Bildt ka vlerësuar se publikimi i dokumenteve sekrete diplomatike amerikane në WikiLeaks dëmton zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

“S’ka dyshim se WikiLeaks rëndon zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare”, ka thënë Bildt në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard”.

“Çdo gjë komplikohet nëse në mes shteteve të ndryshme nuk ka më dialog. Kjo e dëmton diplomacinë, e në veçanti SHBA-në”, ka thënë Bildt.

Sa i përket gjykimit të themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange nga drejtësia suedeze, Bildt është shprehur se në Suedi ekziston drejtësia e pavarur.

NOA

KOMENTE