Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cërrik, tre të plagosur në një aksident rrugor
English

Cërrik, tre të plagosur në një aksident rrugor

Cërrik, 11 dhjetor, NOA – Tre persona janë plagosur pak minuta më parë në një aksident të ndodhur në afërsi të qytetit të Cërrikut. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se makina me të cilën udhëtonin katër personat ka dalë nga rruga, si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe është përplasur me një mur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpanjë dhe personat e plagosur janë; Ermal Gig, Entor Gjika dhe Hamit Asllani. Në makinë kanë qenë katër persona, por drejtuesi i mjetit me targa El 19 37 C, Roland Lamçja, nuk ka pasuar dëmtime serioze.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të aksidentuarit.

a.k./NOA

KOMENTE