Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto në konferencën për integrimin e Ballkanit në BE
English

Haxhinasto në konferencën për integrimin e Ballkanit në BE

Berlin, 11 dhjetor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë së bashku me homologët e vendeve të Evropës Juglindore, në Konferencën me temë: “Perspektiva për Europën Juglindore – Austri, Gjermani dhe SH.B.A., në dialog me vendimmarrësit rajonit”.

Takimi në fjalë është një nismë e përbashkët mes ministrave të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle dhe të Austrisë, Michael Spindelegger. Takimi zhvillohet dhe në bashkëpunimin me Institutin ASPEN.

Diskutimet gjatë kësaj Konference do të përqendrohen mbi perspektivën e integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor, krijimin e një hapësire të sigurt në Europën Juglindore, si dhe mbi çështje të bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe më gjerë.

a.k/NOA

KOMENTE