Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet një kilogramë hashash, arrestohen tre persona
English

Kapet një kilogramë hashash, arrestohen tre persona

Prishtinë, 11 dhjetor, NOA – Tre persona janë arrestuar gjatë një kontrolli policor mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se arrestimi i tre personave është bërë të premten rreth orës 20 e 20 minuta, në rruan “Mbretëresha Teutë” në lagjen “Sofali” të Prishtinës.

Personat e arrestuar janë Bujar R. 26 vjeç, Rifat R. 30 vjeç dhe Burim A., 27 vjeç. Policia fillimisht ka kontrolluar makinën e tyre, model “Renault Clio” me targa të Kosovës.

Pas kontrollit të tre personave në veturë dhe të veturës, me urdhër të prokuroritështë kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit Rifat R. Në oborrin e shtëpisë policia ka gjetur në një kamionçinë të parkuar dhe rimorkio të saj një pako me 1 kilogram marihuanë.

a.k./NOA

KOMENTE