Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për ditën e nesërme nga NOA dhe Meteoalb
English

Parashikimi i motit për ditën e nesërme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 11 Dhjetor 2010 NOA - Masat ajrore te thata e te ftohta, parashihet që edhe nesër të mbeten sërish ne vendin tone.

Moti i kthjellet do te dominoje ne pjesën me te madhe te vendit, përjashtuar zonat malore veriore te cilat do te ketë vranësira dhe reshje te dëborës.

Ne mesdite do te ketë kthjellime ne te gjithë territorin e Shqipërisë.

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -8 gradë Celsius dhe më e larta, në Sarandë, 15 gradë Celsius.

Në rajon dhe Evropë, Prishtina do të kapë temperaturën më të ulët, -2 gradë Celsius kurse Oslo do të arrijë deri në -14 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë në Madrid të Spanjës, 17 gradë Celsius.

Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Moti– E diel, 12 dhjetor 2010

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me alternime te kthjellimeve dhe vranësirave ne te gjithë vendin.

Gjate oreve te mbrëmjes do te kete shtim te vranësirave dhe per pasoje reshjet e shiut dhe dëborës do te perfshijne te gjithë vendin.

Por reshjet me te dendura te dëbores do te jene ne zonat jugore dhe juglindore ku qytet si Korça, Erseka, Tepelena, Permeti dhe Gjirokastra do te kene reshje te dendura dëbore.

Temperaturat e ajrit do te qëndrojnë konstante ne vlerat e mëngjesit ndersa mesdita do te sjelle 4 grade rritje te temperaturave ne te gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 40 km/h dhe drejtim verilindore kjo do te beje qe dallgezimi ne det te arije deri ne 2 balle.

Europa

Moti – E diel, 12 dhjetor 2010

Ne Evropën Qëndrore dhe gadishullin e Ballkanit do te vendoset nje qendër e presionit te ulet atmosferik shoqeruar me nje front te ftohte dhe per pasoje mot i paqëndrueshëm do te karakterizoje keto zona.

Vranësirat do te kene shtim te fuqishem te cilat do te gjenerojne reshje te dendura shiu dhe dëbore.

Temperaturat do te pesojne renie te ndjeshme ne te gjithë rajonin e mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit.

Problematike situata do te mbetet ne qender te kontinentit per shkak se nje qender ciklonare edhe vendosur ne zemer te Evropës duke sjelle instabilitet te atmosferes pasi vranësirat dhe reshjet e dëbores do te dominojne gjate gjithë dites.

Temperaturat ekstremisht te ulta kane përfshirë te gjithë kontinentit Europian.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E diel, 12 dhjetor 2010

Ballkani perëndimor alarmon reshje shiu e dëbore si dhe stuhi ere;

Franca do te rrezikohet per reshje dëbore dhe temperatura te ulta;

Alpet rrezikohen nga reshje dëbore dhe stuhi ere.

e.r/NOA

KOMENTE