Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas tërbimit të ujit që pushtoi rrugët vjen ngrica...Shkodra nën darën e të ftohtit
English

Pas tërbimit të ujit që pushtoi rrugët vjen ngrica...Shkodra nën darën e të ftohtit

Shkodër, 11 dhjetor 2010, NOA/ Irma Toptani – Ndërkohë që sipërfaqet e përmbytura në qarkun e Shkodrës kanë nisur të zvogëlohen, dhjetë ditë pasi Shkodrën e pushtoi uji, për shkak të tërheqjes së ujit me disa centimetra nga tokat e pushtuara, tashmë banorët e evakuuar, në mungesë të shtëpisë së ngrohtë po përballen edhe me kapriçot e motit, me ngricat e të ftohtit, që kanë pllakosur veriun e vendit, por jo vetëm, e që pritet të arrijnë pikën e ulët prej -10 gradësh në ditët në vijim. Janë plot 14 210 banorë të evakuuar, të cilëve u janë përmbytur shtëpitë e gjithçka kishin e që në këto ditë të ftohta dimri pasi kaluan frikën e mbytjes bashkë me shtëpitë, po përballen me të ftohtin në konviktet e banesat e përcaktuara për ta, të cilat sikundër vetkuptohet janë të pa mjete ngrohëse.

Në këto kushte kur uji është tërhequr nga disa zona shumë banorë kanë nisur të rikthehen në banesat e tyre, të cilat ishin të izoluara nga niveli i lartë i ujit i rritur për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe purjeve të mëdha në lumenjtë e zonës si dhe nga shkarkimet nga kaskadat e tre HEC-eve.

Ndërsa Shtabi i Emergjencës informon se tashmë nën ujë janë afro 11 mijë ha tokë, ndërsa shtëpi të përmbytura plot 4660.

Ndërkohë, gjatë vizitës së tij në një prej komunave më të përmbytura të qarkut të Shkodrës, në atë të Bushatit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Energjitikës, Ilir Meta theksoi në një prononcim për mediat se situata e emergjencës për shkak të përmbytjeve në Shkodër po kalon, duke bërë që uji të tërhiqet e të mund të llogariten pasi dorëzimit të plotë të tij, edhe dëmet financiare.

"Arritëm të shpëtojmë banorët e jam krenar që nuk humbi asnjë jetë njeriu", tha Meta, duke falenderuar forcat e ushtrisë e ato të policisë së shtetit, të angazhuara maksimalisht në operacionet e evakuimit dhe transportimit të banorëve si dhe të furnizimit të tyre me ushqime e mjetet më të nevojshme jetike.

Meta risolli në vëmendje se mbrojtja e argjinaturës së digës së Torovicës shpëtoi zonën e Lezhës nga përmbytja e pashembullt, që mund të zaptonte edhe Lezhën në rast të derdhjes së ujit përtej Torovicës.

Zëvendëskryeministri bëri me dije se furnizimi me ushqime e ujë të pijshëm i banorëve të përmbytur po vazhdon duke theksuar se edhe ushqimi koncentrat për bagëtitë është një domosdoshmëri për shpëtimin e tyre.

Përtej një emergjence të kaluar në dukje, ta shohësh Shkodrën sot, jo vetëm komunat nën ujë të saj, si Dajçi, Ana e Malit, Bushati etj, por edhe lagjet në hyrje të qytetit, si Xhabije, Livade, Tophan, të kujtohen vetëm pamjet e Shqipërisë në vitet ‘30, kur infrastruktura e shtetit shqiptar ende nuk ishte ndërtuar.

Lagjet e Shkodrës sot, ku banorët lëvizin vetëm me mjete lundruese apo me kamionë të ushtrisë, ku dhe ushqimet sigurohen në të njëjtën mënyrë, i përngjajnë një moçalishteje të stërmadhe, ku përtej ujit, që ka zaptuar rrugët, pluskojnë në sipërfaqe të tij edhe gjithçka tjetër, që ka dalë jashtë si rezultat i prishjes së kanalizimeve.

Në një moment të tillë, në këtë kohë acari, që ka kapluar Shkodrën si pasojë e uljes së temperaturave, i vetmi urim është që kryeqendra e veriut të mos bëhet edhe pre e epidemive.

mit/NOA

Përmbytjet, raportim minutë pas minute
KOMENTE