Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU: Çështja çame, të kthehet në një kauzë ndërkombëtare
English

PDU: Çështja çame, të kthehet në një kauzë ndërkombëtare

Tiranë, 11 dhjetor, NOA Update - Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDU) do të punojë fort për ta promovuar çështjen çame, si një kauzë ndërkombëtare, e cila duhet të shihet me kujdes nga autoritetet e huaja kompetente të zgjidhjes së konflikteve.

Kështu pohoi ndër të tjera sot kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU), Shpëtim Idrizi, gjatë një konference të titulluar “Çështja e Çamërisë dhe Sfidat”, duke shtuar se kërkesa për një gjë të tillë do t’iu paraqitet edhe gjykatave ndërkombëtare që merren me të drejtat.

Sipas Idrizit, zgjidhja e çështjes çame nuk mund të jetë 100 për qind vetëm politike, dhe as 100 për qind ligjore, por që të gjithë duhet të kontribuojnë së bashku, në një mënyrë sa më të mirë të mundshme të saj.

Në këtë kuadër, Idrizi tha se mazhoranca duhet të japë kontributin e saj dhe për këtë, “PDU do të bashkëpunojë me të”.

n.e/NOA

KOMENTE