Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rasmusen: Në plan afatgjatë edhe Serbia do të jetë në NATO
English

Rasmusen: Në plan afatgjatë edhe Serbia do të jetë në NATO

Bruksel, 11 dhjetor, NOA - Në vizionin afatgjatë të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike është edhe Serbia. Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

"Do të dëshiroja shumë të shihja përparim në raportet mes Serbisë dhe NATO-s, ka thënë Rasmusen në një intervistë për gazetën e Podgoricës “Pobjeda”.

“Natyrisht, e kuptoj ndjeshmërinë e problemit, marrë parasysh historinë e fundit. Megjithatë, konsideroj se e ardhmja e Serbisë është në strukturat euro-atlantike, në NATO dhe në BE“, ka thënë Rasmusen.

Ai ka thënë se shtetet tjera të rajonit mezi presin të bëhen anëtare të NATO-s dhe se nuk është në interes të Serbisë izolimi nga pjesa tjetër e rajonit.

NOA

KOMENTE