Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal financiar, specialisti i BKT zhytet në abuzim 500 mijë euro
English

Skandal financiar, specialisti i BKT zhytet në abuzim 500 mijë euro

Vlorë, 11 Dhjetor 2010 NOA – Skandal financiar në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) në Vlorë, ku nëndrejtori i saj, akuzohet për abuzime me vlerë 700 milionë lekë të vjetra. Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Ato thanë se “sot me date 11.12.2010 ora 17.00 nga ana e Sektorit Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Njësinë e përbashkët hetimore TASK-FORCE Kundër Krimit Financiar pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Vlore është finalizuar operacioni "Bankieri Pirat" .

Ne kuadër te këtij operacioni është bere arrestimi ne flagrance i shtetasve:

Gentian Hoxha, i 35 vjeç, lindur ne Fier dhe banues ne Vlore lagja "Qeriba Derri” i padënuar me pare me kombësi dhe shtetësi shqiptare me detyre Specialist Marketingu prane Bankës Kombëtare Tregtare Vlore.

Fatjon Hoxha, 23 vjeç, lindur dhe banues ne Vlore lagja "Rilindja" i padënuar me pare me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me detyre Administrator i shoqërisë "Adion" Sh.p.k ne Vlore.

Arrestimi i tyre u be pasi dyshohet te kenë konsumuar elemente te veprave penale:

1. "Falsifikimit te dokumenteve";

2. "Vjedhje" duke shpërdoruar detyrën;

3. "Ndërhyrja ne te dhënat kompjuterike";

4. "Pastrimit te produkteve te vepres penale" te kryera keto ne kushtet e
bashkëpunimit, vepra penale keto te parashikuara nga nenet 186, 135, 287,293/b dhe 25 te Kodit Penal.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Gentian Hoxha me detyre specialist prane Bankes Kombetare Tregetare ne Vlore duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar nje sere dokumentash ka arritur te perfitoje nje sasi te konsiderueshme parash, afro 500 mijë euro.

Sasine e parave te perfituara nga ky aktivitet i kundraligjshem Gentian Hoxha ne bashkepunim me Fatjon Hoxha i kane investuar ne shoqërinë "ADION" Sh.p.k, shoqëri kjo e regjistruar pranë Deges se Tatim Taksave Vlore ne emër te Fatjon Hoxha i cili është dhe administrator i kesaj shoqerie.

Kjo shoqëri keto para i ka investuar ne marrjen me qera dhe ngritjen e disa bizneseve private ne qytetin e Vlores .

Policia e Vlorës tha se kryer te gjitha veprimet e para hetimore dhe i gjithë dokumentacioni i grumbulluar i eshte referuar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore për veprime te mëtejshme.

e.r/NOA

KOMENTE