Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tek “Fresku” plagosen dy persona pas një konflikti pronësie
English

Tek “Fresku” plagosen dy persona pas një konflikti pronësie

Tiranë, 11 dhjetor, NOA – Mosmarrëveshjet për pronën kanë përplasur me armë zjarri disa shtetas në zonën në hyrje të Dajtit. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë pranë lokalit “Fresku” në ngjitje të malit të Dajtit në kryeqytet.

Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe mësohet se nga përplasja me armë janë plagosur dy vetë.

Burime nga policia e Tiranës thanë për agjencinë NOA se nuk dihet ende identiteti i të plagosurve.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë ku dyshohet si i përfshirë dhe një punonjës policie.

i.t/NOA

Lexoni precipitimin e ngjarjes dhe arrestimin e policit special

KOMENTE