English

Vërshimet e ujit, rrugët përdrejt Malit të Zi të pakalueshme për mjetet e rënda

Podgoricë, 11 dhjetor, NOA – Vërshimet e ujërave pak ditë më parë në zona të Malit të Zi ka bërë që disa rrugë përdrejt malit të Zi të bllokohen për shkak të dëmeve të shkaktuara nga prurja e madhe e ujit. Policia e Malit të Zi ka kërkuar nga policia e Kosovës që të mos lejohen mjetet e rënda të transportit me peshë të ngarkuar të shkojnë në drejtim të Malit të Zi për shkak të riparimeve, që janë duke u kryer në rrugët ekëtij vendi, të dëmtuara nga përmbytjet që pllakosën këtë zonë të Ballkanit këto ditë të fillimit të muajit dhjetor.

Policia Kufitare e Kosovës e ka pranuar një kërkesë të tillë të lëshuar nga Shefi i Policisë Kufitare të Malit të Zi, njëherësh përgjegjës i vendkalimit kufitar Kullë.

Në këtë kontekst, policia e Kosovës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që drejtojnë automjetet me pesha të rënda të mos shfrytëzojnë këto rrugë për në drejtim të Malit të Zi, por të gjejnë rrugë të tjera alternative deri sa këto rrugë të lirohen për kalim, si rezultat i riparimeve që po kryehen.

mit/NOA
KOMENTE