Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikileaks publikon materiale tronditëse dhe për Vatikanin
English

Wikileaks publikon materiale tronditëse dhe për Vatikanin

Uashington, 11 dhjetor, NOA - Vatikani i ndaloi përfaqësuesit e tij që të dëshmonin para komisionit të ngritur në Irlandë për akuzat e abuzimeve seksuale të adresuara ndaj disa eksponentëve të klerit katolik në këtë vend.

Kështu citojnë dokumentat e publikuara nga faqja e internetit Wikileaks, të cilat shfaqin letërkëmbime mes diplomatëve amerikanë dhe atyre irlandezë ku përmendet Selia e Shenjtë.

Ka qenë gazeta britanike “The Guardian”, e cila ka publikuar gjithashtu edhe disa letërkëmbime sekrete mes diplomatëve amerikanë në Vatikan dhe Departamentit të Shtetit në Uashington, të cilat citojnë mjaft të dhëna sekrete për Vatikanin.

“Ambasadori britanik në Selinë e Shenjtë ka shprehur shqetësimin se qasja e Benediktit të XVI ndaj Kishës Anglikane dhe ftesa e tij për të gjithë anglikanët për t’u rikthyer tek katolicizmi është një deklaratë provokuese e cila mund të ngjallë diskriminim dhe dhunë ndaj katolikëve në Britaninë e Madhe”, citon “The Guardian”, një raport të diplomatëve amerikanë.

Ndër të tjera, ky dokument tregon sesi “kardinali Josef Ratzinger mbetet skeptik për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, duke u diferencuar nga pozicioni asnjanës që Selia e Shenjtë mban zyrtarisht për këtë çështje”.
n.e/NOA

KOMENTE