Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet, nis heshtja elektorale në Kosovë
English

Zgjedhjet, nis heshtja elektorale në Kosovë

Prishtinë, 11 dhjetor, NOA – Pas një fushate elektorale intensive, Kosova sot gjendet në heshtje të plotë zgjedhore, për t’i paraprirë procesit të nesërm të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kjo fushatë zgjati vetëm 10 ditë dhe gjatë këtyre 24 orëve, partitë e kanë të ndaluar të bëjnë fushatë.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të kryetares, Valdete Daka njoftoi se ka gati të gjithë materialin e nevojshëm për mbarëvajtjen e proçesit.

Kuvendi i Kosovës përbëhet prej 120 deputetësh, 100 prej të cilëve zgjidhen direkt, ndërsa 20 vende janë të rezervuara për komunitetin serb dhe pakicat e tjera.

Ndërkohë në zgjedhjet e të dielës, do të garojnë 29 subjekte politike dhe do të monitorohen nga mbi 32 mijë vëzhgues.

Prej tyre, mbi 26 mijë u përkasin partive politike, 493 organizatave ndërkombëtare, 351 ambasadave si dhe mbi 5 mijë vëzhgues nga organizatat joqeveritare.

n.e/NOA

KOMENTE