English

Chelsea nuk fiton derbin me Totenhemin, është dështimi i radhës

Londër, 12 Dhjetor 2010 NOA - Chelsea humb ndeshjen e radhës duke u bërë edhe sot dështimi i tyre i përsëritur. Ndaj pas këtyre disfatave, Chelsea (Çelsi) aktualisht ka rënë në vendin e katërt të Premier Ligës angleze.

Kjo erdhi pasi sot londinezët e Chelsea që mbajnë ende petkun e kampionit në fuqi, në derbin me Totenhemin kapën vetëm një barazim 1-1.

Të parët në avantazh kanë kaluar futbollistët e Totenhemit me golin e Pavluçenkos në minutën e 15-të të pjesës së parë.

Por pjesa e dytë ka rikthyer në fuqi situatën e fillimit të ndeshjes pasi Chelsea ka barazuar përmes Didier Drogbës.

e.r/NOA

KOMENTE