Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fillon votimi në Kosovë, masa të rrepta sigurie në veri
English

Fillon votimi në Kosovë, masa të rrepta sigurie në veri

Kosovë, 12 dhjetor, NOA- Hapen qendrat e votimit në Kosovë, për të zhvilluar zgjedhjet e para pas shpalljes së Pavarësisë.

Mësohet se në këto zgjedhje do të jenë të pranishëm rreth 32 mijë vëzhgues, të cilët do të monitorojnë garën elektorale për 120 vende në parlament.

Janë 29 subjekte politike të cilat garojnë, nga të cilat 7 i përkasin shumicës shqiptare, 8 janë nga radhët e komunitetit serb, 4 janë subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 subjekte nga pakicat e tjera.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se numri i përgjithshëm i votuesve kosovarë varion mbi 1.6 milion.

746 do të jenë qendrat e votimit, ndërsa vendvotime janë 2.280, ku qytetarët kosovarë do të votojnë për të zgjedhur ligjvënësit e tyre. Këto qendra votimi do të qëndrojnë të hapura prej orës 07.00- 19.00.

E ndërsa i diskutueshëm është procesi zgjedhor në veri të Kosovës, pasi përfaqësuesit serb të veriut, janë shprehur të prerë për mospjesëmarrje të komunitetit të tij në këto zgjedhje, qendrat e votimit janë hapur edhe në këtë zonë.

Bëhet me dije se autoritetet e rendit kanë marrë masa të rrepta sigurie që procesi i votimit të mos ketë probleme.

Në radhët e vëzhguesve zgjedhorë, mbi 26 mijë u përkasin partive politike, 493 organizatave ndërkombëtare, 351 ambasadave si dhe mbi 5 mijë vëzhgues nga organizatat joqeveritare.

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme vijnë pas shpërndarjes së Kuvendit, më 2 nëntor, pas mocionit të mosbesimit të qeverisë. Gara zhvillohet konkretisht për 100 vende në parlament, pasi 20 vendet e tjera u përkasin, 10 komunitetit serb dhe 10 të tjerat pakicave të komuniteteve të tjera.

a.y/NOA
KOMENTE