Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grant Thornton: Financat e Aeroportit dalin me opinion pozitiv
English

Grant Thornton: Financat e Aeroportit dalin me opinion pozitiv

Prishtinë, 12 Dhjetor 2010 NOA - Kompania prestigjioze ndërkombëtare e specializuar për auditim dhe konzuelencë biznesi Grant Thornton, e cila ka bërë auditimin e pasqyrave financiare të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” për vitin 2009, ka dhënë opinion pozitiv për pasqyrat financiare të kompanisë, gjë e cila ndodh për herë të parë në këto 10 vitet e fundi, pasi në të gjitha auditimet e mëhershme nuk është dhënë opinion fare.

Kjo paraqet një të arritur të madhe për kompaninë e cila deri në vitin 2008 akuzohej për lëshime të mëdha teknike në mbarëvajtjen financiare, kontrollin e pasurisë, projektimin, implementimin dhe mbajtjen e kontrollit të brendshëm në shpenzimin e parasë, mbajtjen e pasqyrave financiare në programe lehtësisht të manipulushme si Excel etj.

“Ne kemi ndërmarrë auditimin tonë në përputhje me standardet ndërkombëtare mbi auditimin. Këto standarde kërkojnë që t’iu bindemi kërkesave etike dhe të planifikojmë dhe kryejmë auditimin për t’u siguruar që pasqyrat financiare janë të liruara nga paraqitje të gabuara materiale. Procedurat e përzgjedhura varen nga vlerësimi i auditorit, përfshirë vlerësimin e rrezikut të paraqitjeve të gabuara materiale të pasqyrave financiare, qoftë për shkak mashtrimesh apo gabimesh.Ne besojmë se dëshmitë e marra nga auditimi janë të mjaftueshme dhe përshtatshme për t’i siguruar bazat e një mendimi të auditimit tonë”, thuhet në raportin e kompanisë Grant Thorton,

Sipas Grant Thornton, pasqyrat financiare e paraqesin gjendjen financiare të kompanisë, deri më 31 Dhjetor 2009, në mënyrë të drejtë në të gjitha anët materiale, dhe performancën e saj financiare, ndryshimet në ekuitete dhe paranë e saj të gatshme për vitin e përfunduar në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Nga ana tjetër, Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës Agron Mustafa, tha se marrja e një opinioni të kualifikuar nga ana e kompanisë audituese paraqet një të arritur shumë të madhe për ANP-në.

“I gjithë opinioni është në dijeni se deri para dy vitesh kjo kompani ka pasur vetëm vlerësime negative, apo deri në vitin 2009, auditorët e jashtëm kanë qenë të rezervuar në dhënien e opinionit për auditimet e bëra në ANP. Ky vlerësim që vjen në këtë kohë dëshmon për përkushtimin tonë të lartë në punën e mirë dhe eliminimin e të gjitha parregullsive të qëllimshme. Është një inkurajim i madh për mua si Drejtor Menaxhues, stafin tim menaxhues dhe të gjithë stafin që ka punuar për të marrë një opinion pozitiv të kualifikuar nga një kompani prestigjioze të audimit, veçmas m’u në prag të marrjes së ANP ne menaxhim nga partneri privat sipas kontratës së nënshkruar me Qeverinë e Kosovës”, tha Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.

Sipas këtij raporti financiar të hyrat në kompani duke krahasuar vitin 2009 me vitin 2008 janë rritur për 5 milion euro, ndërkaq fitimi neto duke i krahasuar këto dy vite është më i lartë për 4 milion euro.

“Fitimi neto për 2009 nga ana e kompanisë audituese është vlerësuar në 10 milionë e 233 mijë euro nga 6 milionë e 677 mijë euro që ishin fitimet në 2008. Ky rezultat financiarë paraqet më së miri punën që është bërë në kompani. Është një rritje prej më shumë se 30 për qind e fitimi neto”, tha tutje Drejtori Mustafa.

a.b/NOA

KOMENTE