Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koalicioni vëzhgues bën thirrje për masa ndaj problemeve
English

Koalicioni vëzhgues bën thirrje për masa ndaj problemeve

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA-Koalicioni i organizatave “Demokracia në Veprim” ka ftuar partitë politike që të respektojnë Kodin e Mirësjelljes.

Ky koalicion i organizatave joqeveritare, ka bërë të ditur se qendrat e votimit janë hapur dhe qytetarët po votojnë në zgjedhjet parlamentare.

“Ne shfrytëzojmë rastin që t’iu bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që të ndërmarrin masa që llambat e tilla të zëvendësohen në të gjitha ato vende ku janë vlerësuar probleme apo parregullsi”, ka thënë para mediave, Driton Selmanaj nga Demokracia në Veprim.

Ai theksoi se në disa qendra është ndërprerë votimi për shkak të problemeve me llambat e identifikimit.Më tej ai bëri thirrje që të mbahet situata nën kontroll në mënyrë që të ketë një numër sa më të lartë pjesëmarrësish në zgjedhje.

a.y/NOA
KOMENTE