Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Korruspioni sistematik“, një sfidë e frikshme në epokën e globalizmit
English

“Korruspioni sistematik“, një sfidë e frikshme në epokën e globalizmit

Në një intervistë të fundit për gazetën qeveritare ruse “Rosiskaja gazeta”, shefja lokale e Transparency International, Jelena Panfilova, përshkroi se si me “një pohim pothuaj të padukshëm me kokë” të një zyrtari në një darkë në një restorant të Moskës, një kompani e madhe mori kontratë luksoze shtetërore, ndërsa vajza e zyrtarit “fitoi një bursë” për të studiuar falas në Universitetin e Oksfordit.

Ky mund të duket një rast i izoluar i korrupsionit. Por, në të vërtetë, është rast i dukshëm i një rrjeti të lidhjeve informale dhe raporteve që ekspertët kanë në mendje, kur ata flasin për “korrupsionin sistematik”.

Ekspertët e korrupsionit vlerësojnë se 40- 60 shtete në tërë botën vuajnë nga korrupsioni sistematik, duke renditur ish-shtetet sovjetike deri te vendet si Afganistani, Pakistani dhe shumica e Afrikës nën-sahariane.

Korrupsioni sistematik kalon nëpër institucionet shtetërore, nga maja kah fundi dhe është thelbësisht i natyrës politike. Kristof Stefs nga Universiteti i Kolorados, që ka studiuar korrupsionin në ish-shtetet sovjetike, tha se korrupsioni sistematik është i ndryshëm nga nocionet tradicionale.

“I keni tërë këto rrjete, ku në thelb korrupsioni është ngjitës që i mban bashkë këto rrjete joformale, këto struktura të trashëguara. Kështu, që korrupsioni mund të jetë një shprehje e institucioneve joformale që iu kundërvihet institucioneve formale të demokracisë”, tha Stefs.

Ai theksoi se korrupsioni është mundësia e materialeve komprometuese; është një ngjitës i përsosur për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtyre rrjeteve joformale.

Disa analistë argumentojnë se rreziqe të njëjta po rriten edhe në shtetet perëndimore, të cilat tradicionalisht kanë pasur mekanizma për të penguar shembujt e izoluar që të lëshojnë rrënjë në sistem.

Xhaninë Uedel është profesoreshë në Universitetin e Xhorxh Mejsonit dhe autore e librit “Elita në hije: Si fuqitë e reja po minojnë demokracinë, qeverinë dhe tregun e lirë”. Ajo përshkruan se kjo “elitë në hije” në SHBA dhe demokracitë tjera, po luajnë role të shumëfishta në politikë, media, grupe të avokimit dhe biznes.

“Ata e kanë agjendën e tyre, edhe pse ata punojnë kryesisht në emër, ose shfaqen sikur po punojnë, në emër të një organizate, apo organizatave të shumëfishta. Ata janë më pak transparentë dhe japin më pak llogari, sesa fuqitë e së kaluarës. Tash jemi në një epokë më të rrezikshme sesa që kemi qenë në historinë e shtetit modern”, theksoi Uedel.

Dinamika e globalizimit dhe teknologjisë informative në dekadat e fundit i ka hapur dyert, përmes të cilave praktikat korruptive përhapen nga shteti në shtet.

Serfs tha se Rusia, që është një nga “shtetet e korruptuara sistematike“ më të fuqishme ekonomike dhe politike, paraqiti një shembull të mirë:

“Për Rusinë, ka shumë gjëra për t’u thënë, natyrisht, kur krimi i organizuar depërton në biznese në tërë botën dhe kthehet në një makinë për pastrim parash dhe sjell një etikë tjetër të biznesit në këto kompani”.

Megjithatë, Daniel Kaufman nga Instituti Brukings, i cili ka shërbyer edhe si drejtor për qeverisje dhe antikorrupsion në Bankën Botërore, tha se kompanitë e tilla thjesht po vazhdojnë praktikat e dëmshme historike perëndimore, që kanë pasur efekt të dëmshëm në Afrikë, Azi dhe vende tjera.

“Në fund të ditës, ndikimi më i madh i korrupsionit në një shtet, është vendor. Nganjëherë ka tendencë ekzagjerimi të ndikimit të huaj me qëllim që të largohet faji diku tjetër”, tha Kaufman.

Luftimi i korrupsionit sistematik është shumë më vështirë të luftohet, sesa praktikat individuale.

Në të vërtetë, ekspertët thonë se regjimi i korrupsionit sistematik shpeshherë maskon, apo madje edhe zgjeron korrupsionin e tij duke mbajtur “fushata anti-korrupsioni”, që thjesht lëkundin personelin në rrjetet e korruptuara, por pa i prekur vetë rrjetet.

Slogani i Kaufmanit është “nuk luftohet korrupsioni duke luftuar korrupsionin”.

“Nuk luftohet korrupsioni duke luftuar korrupsionin - me një fushatë tjetër, një komision tjetër anti-korrupsion, me një ligj tjetër. Në thelb, kërkohet një ristrukturim i sistemit, reforma madhore të institucioneve, ndryshim të udhëheqësisë”, tha Kaufman.

Kaufman përqendroi vëmendjen drejt “sfidave më të vështira” të kapjes së elitës kleptokrate.

Një problem në çrrënjosjen e korrupsionit sistematik është se kërkohet një vullnet i madh politik vendor. Një nga format mund të jetë shfaqja e ndonjë figure si Mihajl Gorbaçov, i cili bën progres politik brenda sistemit, por kërkon ta ndryshojë atë në thelb, pasi që të vijë në pushtet.

Por, siç tregoi edhe rasti i Gorbaçovit, figurave të tilla shpesh iu mungon pushteti për të çuar ambiciet deri në fund.

Mbërthimi i përhapjes së korrupsionit sistematik është një detyrë e frikshme. Për Stefs megjithatë, është inkurajuese përfshirja aktive e organizatave ndërkombëtare nga OKB-ja e deri tek Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, e deri të G20 dhe Bashkimi Evropian.

“Lufta në fakt po vazhdon”, tha ai, dhe sugjeroi që Gjykata Ndërkombëtare Kriminale të marrë përsipër rastet e mëdha të korrupsionit global. /RFE/

Foto: Harta e paraqitur nga Transparency International për vitin 2010

KOMENTE