Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në fshatin Trush: Mbështetja do të vazhdojë, ndihma edhe për bagëtitë
English

Meta në fshatin Trush: Mbështetja do të vazhdojë, ndihma edhe për bagëtitë

Shkodër, 12 dhjetor, NOA – Gjatë inspektimit të situatës së përmbytjeve në fshatin Trush, zona më e prekur nga përmbytjet e fillimdhjetorit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, i kanë garantuar banorët e fshatit Trush se do të kenë mbështetje të vazhdueshme për përballimin e emergjencës. “Sikurse e shikoni i vetmi problem këtu në Trush dhe komunën e Bërdicës, është vështirësia për magazinimin e ndihmave që kanë ardhur, jo vetëm për banorët, por veçanërisht edhe ndihma që po vijnë si ushqim për blegtorinë”, deklaroi zëvendëskryeministri në një prononcim për mediat.

Numri dy i qeverisë falenderoi të gjithë ata sipërmarrës, shoqata dhe komunitete që kanë ofruar ndihmën e tyre për banorët e kësaj komune.

“Përveç masave që ka marrë qeveria, e cila deri tani ka blerë 500 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive në të gjithë këto zona, por edhe ndihma e tyre është shumë e rëndësishme, sepse nuk është e lehtë që të gjesh, në një kohë të shpejtë ushqime për blegtorinë”, evidentoi Meta.

Gjatë ditës së sotme edhe anëtarë e simpatizantë të LSI-së së Lushnjeë, në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Albert Sanxhaku, policinë bashkiake, si dhe pjesëtarë të tjerë të këtij institucioni, dërguan disa kamionë me ndihma ushqimore, veshmbathje si dhe bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Trush të komunës së Bërdicës, në rrethin e Shkodrës.

Meta falenderoi edhe forcat e sigurisë së Kosovës me ndihmën që po ofrojnë, kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku, dhe gjithë komunitetin e Lushnjës, i cili ka ndihmuar qarkun e përmbytur të Shkodrës, veçanërisht komunitetin e zonës së Trushit. Ai theksoi se ndihma e sotme konsiston në gati 40 ton koncentrat ushqime për blegtorinë, e cila ka ardhur si një ndihmë shumë konkrete dhe e vlefshme, pasi ushqimi i blegtorisë u dëmtua për shkak të përmbytjes.

Ndërsa, kryebashkiaku i Lushnjës, duke folur në emër të qytetarëve lushnjarë, tha se “ne jemi sot këtu për t’ju gjendur pranë në këto ditë fatkeqësish që keni përjetuar me situatën e përmbytjeve”.

“Ne iu përgjigjëm thirrjes së bërë nga qeveria, veçanërisht nga zotit Meta për të mbështetur këtë komunitet, i cili ka nevojë më shumë se kurrë sot për t’iu gjendur pranë edhe moralisht, por edhe në kuptimin e mbështetjes me bazë materiale”, tha kryebashkiaku Sanxhaku, ndërsa garantoi se do vazhdojnë mbështetjen për këtë komunitet me ndihma nga fusha e bujqësisë, për të cilën kjo zonë ka shumë nevojë.

Edhe kryetari i komunës së Bërdicës, Qamil Xhurreta, bëri me dije se “Sivjet fshati Trush ka qenë një ndër fshatrat më të dëmtuar dhe më të përmbytur në zonën e Nënshkodrës.

Sipas tij ka patur dëmtime të mëdha dhe nevoja të mëdha për ndihmë.

“Deri tani kanë marrë pako ushqimore pjesa më e madhe e banorëve në të gjithë territorin dhe kanë ardhur 118 ton bazë ushqimore për bagëtinë. Gjithashtu dhe 100 ton ujë dhe bazë ushqimore për bagëtitë”, tha kryekomunari i Bërdicës.

I pranishëm gjatë inspektimit në fshatin e përmbytur Trush, Ministri i Shëndetësisë, petrit Vasili tha se “Kjo ishte një zonë e goditur shumë rëndë nga përmbytja dhe për këtë arsye ka pasur një vëmendje të përqendruar për të. Ne jemi angazhuar që të gjitha familjet të marrin materialet për të cilat kanë nevojë dhe në mënyrë të veçantë materialet për bagëtinë, bashkë me ndihmat ushqimore”, nënvizoi Vasili.

mit/NOA
KOMENTE