Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet në Shkodër, ndihmë financiare edhe nga Shoqata e Komunave
English

Përmbytjet në Shkodër, ndihmë financiare edhe nga Shoqata e Komunave

Shkodër, 12 dhjetor, NOA – Në ditën e 11-të të katastrofës humanitare, kur ujërat e lumenjve dhe shkarkimet nga tre HEC-et përmbytën qarkun e Shkodrës, por edhe lagje të qytetit, dhe kur bashkë me autoritetet e vendit janë solidarizuar edhe politikanë, qytetarë e biznesmenë edhe Shoqata e Komunave të Shqipërisë është solidarizuar me komunat dhe bashkitë e Qarkut të Shkodrës në situatën emergjente që këto të fundit po kalojnë pas përmbytjeve natyrore duke i siguruar krerët vendorë se do të mbledhin kontribut konkret për ndihmë ndaj banorëve të përmbytur. Në një deklaratë për mediat kjo shoqatë thekson se bashkohet shqetësimin e tyre duke i mbështetur përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

“Në vijim të vlerësimit të ekspertëve për situatën aktuale, komunat e Shqipërise pa asnjë dallim dhe ndasi politike solidarizohen për të dhënë ndihme konkrete nga burimet e tyre financiare për komunat dhe bashkinë. Njëkohësisht ne u jemi drejtuar të gjithë bizneseve lokale dhe individëve të veçantë, që të japin kontributin e tyre për përballimin e kësaj fatkeqësie”, deklaron Shoqata e Komunave të Shqipërisë.

Ajo vlerëson gjithashtu edhe angazhimin e qeverisë, strukturave lokale, administratës së komunave dhe bashkive si dhe sakrificën e forcave ushtarake e uniformave blu të policisë si dhe shtabin e emergjencave që kanë marrë pjesë ethshëm në operacionet e shumta të evakuimit e transportimit të banorëve po edhe të furnizimit të tyre me ushqime, ujë të pijshëm e medikamente.

Nga përmbytjet e pashembullta të pushtuan qarkun e Shkodrës për të pestën herë gjatë këtij viti, po me këtë epilog masiv përmbytjesh me ndalimin e4 reshjeve tashmë sot sipërfaqja e tokave në ujë është reduktuar me 11 440 ha tokë e përmbytur dhe 4660 shtëpi të përmbytura.

Ndërkohë sipas informacioneve të Shtabit të Emergjencave tashmë mësohet se të rrethuara nga uji janë 2493 shtëpi, ndërsa 200 banorë janë rithyer në shtëpitë e tyre pas evakuimit në ditët e para të përmbytjeve.

mit/NOA
KOMENTE