Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Qeveria bën lekë me ujin e Shkodrës, njësoj si me zjarrin e Gërdecit
English

PS: Qeveria bën lekë me ujin e Shkodrës, njësoj si me zjarrin e Gërdecit

Tiranë, 12 dhjetor, NOA – Partia Socialiste ka bërë përgjegjëse mazhorancën për përmbytjet në Shkodër. Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati tha sot për mediat se vetëm dëmi ekonomik nga përmbytja e tokave në Shkodër arrin në vlerën 71 milionë euro.

“Përllogaritje paraprake minimale, të dëmit mbi kapitalin privat të bujqve dhe fermerëve të zonës deri sot, tregon se fatura financiare – dhe vetëm në rritje me çdo orë që kalon pas 3 ditëve të para të tokës nën ujë - është 71 milion Euro”, tha Bushati.

Ai u shpreh se rikënetizimi ka ardhur si pasojë e keqadministrimit të vendit. Nga ana tjetër ai ka theksuar se në përmbytjen e Shkodrës ka elementë korrupsioni, njëlloj si në shpërthimin e Gërdecit.

“A është normale që një qeveri të qahet si fëmijë nga shiu në vjeshtë; nga bora në dimër; nga era në pranverë dhe nga vapa në verë?! A është normale që qeveria mos të kontrollojë dot më asgjë mbi territorin që i ka dalë për zot?! Një mendje racionale sheh përtej justifikimeve mesjetare të “Qeverisë së Përmbytjeve”, ndërsa kupton që asgjë në Shqipëri nuk ndodh rastësisht dhe pa ndonjë përfitim financiar: dikush bën lekë me ujin e Shkodrës, njësoj si me zjarrin e Gërdecit”, tha sot Bushati.

Ai u shpreh se përmbytjet masive kanë lanë pas një gropë të thellë në ekonominë familjare të fermerëve dhe fshatarëve të zonës së Shkodrës.

“Nga njëra anë kemi bagëti të ngordhura dhe bujqësi të mbytur nën ujë - nga ana tjetër kemi çmime ushqimore më të larta në qytet, prej mungesës së tyre në treg. Rritja e çmimeve në tregun ushqimor, është dhurata e fundvitit për shqiptarët nga qeveria e tyre”, tha Bushati.

Ai ka bërë qeverinë fajtore e cila nuk parandaloi situatën dhe nuk e përballoi dot atë.

Bushati ka kërkuar nga kryeministri Berisha që të pranojë paketën e propozimeve të PS-së për daljen nga situata.

“Kryeministri Berisha bën mirë të pranojë paketën e PS, të tërhiqet nga marrëzia e tij, sepse vetëm kështu mund ndihmojë ekonomikisht Shkodrën dhe tërë Shqipërinë me planin e masave në buxhet”, tha Bushti.

a.k/NOA

KOMENTE