English

Valdete Daka: Votimi po ecën normalisht

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA-(Update)Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka dalë në të parën konferencë për shtyp, për ditën e sotme, ku ka njoftuar se procesi zgjedhor, po ecën normalisht.

Ajo ka qetësuar qytetarët e Kosovës duke thënë se, deri më tani nuk ka pasur problem në asnjë prej qendrave të votimit.

Gjithashtu ka deklaruar se edhe në veri të Kosovës procesi i votimit po ecën normalisht, duke i motivuar qytetarët të shkojnë të votojnë.

Daka është shprehur se lidhur me rezultatet e zgjedhjeve nuk mund të ketë një afat të limituar.

a.y/NOA
KOMENTE