Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Velipojë, nëna lind në zonat e përmbytura, mjekët transportohen nga deti
English

Velipojë, nëna lind në zonat e përmbytura, mjekët transportohen nga deti

Velipojë, 12 dhjetor, NOA – Situata e krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës e ka bërë në disa raste të pamundur transportimin e të sëmurëve. Megjithatë mjekët kanë marrë masat për të qenë pranë çdo rasti emergjentë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, një nënë e re 21 vjeçare nga fshati Reç i komunës Velipojë, një prej zonave të goditura nga përmbytjet e mëdha në Shkodër, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se fëmija është një djalë me peshë 3 kilogramë e 100 gramë dhe ka ardhur në jetë pas një lindjeje normale në qendrën shëndetësore të Velipojës.

Për nënën, e cila ka qenë në muajin e 8 të shtatzënisë, transporti për në spital ishte i pamundur, për shkak të gjendjes shëndetësore të saj dhe kushteve të vështira nga përmbytja.

Autoritetet shëndetësore në Shkodër kanë marrë masa për mbërritjen në rrugë detare të një mamie dhe mjeku obstetër nga Lezha të cilët kanë mbërritur në qendrën shëndetësore të Velipojës për të asistuar lindjen.

Njoftimi nga familjarët është dhënë rreth mesnate dhe më ndihmën e stafit të qendrës shëndetësore nëna ka lindur rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm.

Sipas mjekëve që kanë asistuar në lindje nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë dhe janë transportuar drejt spitalit të Lezhës me helikopter për një trajtim më të specializuar.

Masat për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonës janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë në komunën e Velipojës, por edhe në komunat Dajç, Ana e Malit, Gur i Zi, Bërdicë dhe Bushat.

Në këto komuna vazhdon normalisht shërbimi shëndetësor 24 orësh, sipas grafikut dhe vërehet një përmirësim i situatës ndërsa niveli i ujit ka filluar të bjerë.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë njofton se vazhdon monitorimi i ujit të pijshëm Shkodër, duke marrë mostrat e tij dy herë në ditë në pikat e përcaktuara të cilat kanë ujë.

Po ashtu mostrave merren në të gjitha ato raste kur dyshohet ose kur ka një informacion nga qytetarët për probleme në lidhje me ujin e pijshëm. Në të gjitha monitorimet e bëra rezulton që klori është brenda normave të miratuara.

a.k/NOA

KOMENTE