Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja, Kurti: Dilni votoni, këto janë zgjedhje historike për Kosovën
English

Vetëvendosja, Kurti: Dilni votoni, këto janë zgjedhje historike për Kosovën

Minutë pas minute me zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – Ndërkohë që procesi zgjedhor po vijon në Kosovë që prej orës 07.00 në të 746 qendrat e votimit në mbarë Kosovën e duke qenë se pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk është në përqindje të lartë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti i ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve të votojnë masivisht në këto zgjedhje, pasi këto zgjedhje janë më të rëndësishmet për demokracinë e Kosovës.

“Ju ftoj të dilni të votoni të gjithë, me familjet, miqtë e shokët tuaj, sa më masivisht. E ftoj rininë gjithashtu të dalë masivisht në zgjedhje, sepse sot po vendoset për të ardhmen e tyre. Mos e lini votën për momentet e fundit, paraqituni sa më shpejt në qendrat e votimit në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë, e të kemi mundësinë të ruajmë votat e secilit prej ju. Sot është dita kur qytetari i Kosovës ka mundësi të vendosë, e sot ju ftojmë për të vendosur”, deklaroi kreu i Vetëvendosjes.

Sipas Kurtit, pjesëmarrja e madhe në këto zgjedhje do të bënte të pamundura manipulimet dhe tentativat për të deformuar vullnetin e votuesve.

“Këto zgjedhje janë historike sepse ndodhin në një moment kur diskutohen tema politike tepër të rëndësishme për popullin tonë. Pushteti i ardhshëm do të vendosë nëse do të ketë negociata me Serbinë apo nëse ato do të ndërprehen, do të vendosë nëse do të vazhdojë procesi i privatizimit të kompanive të rëndësishme publike, apo nëse këto do t’i kthehen qytetarit të Kosovës, e vendimi për këtë pushtet është i juaji”, tha Kurti.

Ai informoi se procesi zgjedhor filloi me probleme në disa prej Qendrave të Votimit, por siguroi se ato janë zgjidhur dhe janë marrë masa pas reagimeve të njëpasnjëshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Kurti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është duke e monitoruar imtësisht procesin, në secilën qendër e në secilin vendvotim, ku sikundër tha ai, po raportohen të gjitha llojet e shkeljeve më të vogla, me qëllim që të parandalohen shkeljet e mëdha.

Në Kosovë votojnë sot 1 milion e 600 mijë qytetarë, të cilët me votën e tyre do të zgjedhin plot 122 përfaqësues, për në Kuvendin e ri të Kosovës.

KOMENTE