English

Xhokonda: zbulohen simbole misterioze në sytë e saj

Romë, 13 Dhjetor, NOA- Duket se portreti i Mona Lizës së Leonardo Da Vincit nuk pushon kurrë të na intrigojë.

Vepra më enigmatike artistike, fsheh simbole misterioze në sytë e saj: dy shkronja shumë të vogla të fshehura qëllimisht në secilën prej syve të saj, në pritje për t'u zbuluar. Sipas ekspertëve të "Comitato Nazionale per la Valorizzazione dei Beni storici, culturali e ambientali" dhe një simbol i tretë, ndoshta dy shkronja, ndoshta dy numra mund të jenë fshehur në një pjesë tjetër të pikturës: poshtë harkut të parë djathtas urës që shërben si sfond për portretin e Mona Lisës.

Me sy të lirë është e vështirë ta vëzhgosh, por zmadhimi i imazhit zbulon praninë në syrin e djathtë (në të majtë për shikuesit e fotos) e një monogrami që duket të jetë "LV", ndoshta inicialet e Leonardos. Në syrin e majtë, (i djathti për shikuesit e portretit) duket se është një "CE" ose ndoshta një “B”. Për sa i përket shenjave të fshehura nën harkun e urës duket se janë dy numra “72”, të cilat nëse lexohet me kokë poshtë do të ishin një L dhe 2.

Sipas ekspertëve këto shenja nuk mund të jenë bërë rastësisht apo gabimisht, por janë vendosur qëllimisht nga piktori. Por, askush nuk kishte vënë re kurrë praninë e tyre deri tani. Lidhur me zbulimin pritet të jepet një konferencë për shtyp, edhe me rejat në lidhje me “identitetin" e Mona Lizës. Nuk është përjashtuar fakti se ky portret enigmatik do vazhdojë të frymëzohet nga shkrimtari Dan Brown.

a.e/NOA

KOMENTE